back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaDrenica +Drenica KulturëBekim Jashari zotohet se do t’i mbështes në tejkalimin e sfidave gratë...

Bekim Jashari zotohet se do t’i mbështes në tejkalimin e sfidave gratë e Drenicës

Të ngjajshme

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Prokuroria kërkon dënimin e Alidemjat për krime lufte, mbrojtja lirimin e tij

Aktgjykim dënues kanë kërkuar Prokuroria Speciale si dhe përfaqësuesi...

Komuna e Skenderajt me rastin e shënimit të ditës së Gruas, 8 Marsit, ka mbajtur një tryezë me temën “Roli dhe Pozita e Gruas në Komunën e Skenderajt”.

Në këtë tryezë, kryetari i Komunës, Bekim Jashari, pasi uroj gratë për 8 marsin, vlerësoi lartë kontributin e jashtëzakonshëm të grave shqiptare në edukimin e brezave të rinjë, njofton Klan Kosova

“Gruaja shqiptare çdo herë ka qenë shtylla e shoqërisë dhe kontributi i saj në proceset nëpër të cilat ka kaluar shteti ynë ka qenë dhe mbetet i jashtëzakonshëm”, tha i pari i komunës.

Tutje Jashari shtoi se Komuna e Skenderajt ka shënuar hapa pozitiv në arritjen e barazisë gjinore brenda institucioneve vendimmarrëse. Duke theksuar këtu faktin që Kuvendi Komunal i Skenderajt udhëhiqet nga një grua, e sot po ashtu ka gra të cilat janë udhëheqëse të drejtorive të rëndësishme e institucioneve shkollore.

“Sot në Komunën që unë udhëheq, gratë janë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes institucionale, pjesë e udhëheqjes së drejtorive përkatëse. Sot po ashtu kemi gra në pozita udhëheqëse në Komunë, institucione shkollore dhe të tjera vendimmarrëse në nivelin lokal. Në këtë drejtim në Komunën e Skenderajt kemi drejtore gra, kemi kryesuesen e Kuvendit, kemi zyrën ligjore e zyrën e prokurimit që udhëhiqen nga gra, kemi pozita tjera udhëheqëse që drejtohen nga gra të përgatitura dhe te vendosura që të kontribuojnë për të mirën e komunës sonë”, shtoi tutje Kryetari Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Gjatë këtij organizimi gratë u njoftuan me problemet e ndryshme të cilat ato hasin çdo ditë, duke filluar nga problemet e përditshme brenda familjes e deri tek pabarazitë me të cilat ato ballafaqohen në rrugë apo edhe në vendet e tyre të punës, për të cilat i pari i komunës, u zotua se do t`i mbështes ato në tejkalimin e sfidave.

Të Fundit

Sport

ShowBiz