BallinaRegjionaleBekim Jashari viziton familjen e Hysni Gucatit, flasin për arrestimet e Speciales

Bekim Jashari viziton familjen e Hysni Gucatit, flasin për arrestimet e Speciales

Të ngjajshme

“Vetëm mjekët të qëndrojnë”, Merz synon kthimin e 80 përqind të sirianëve në atdhe

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se shumica e sirianëve...

Gattuso: Për ne është njëjtë si Uellsi, si Bosnja

Gennaro Gattuso siguron se Italia “nuk sheh asnjë diferencë...

Jusaj: Me largimin e akcizës nafta mundë të dal 1.45 euro

Rritja e çmimit të naftës e cila po prekë...

Kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me Nuredin Lushtakun kanë vizituar familjen e kryetarit të OVL’së së UÇK’së, Hysni Gucatit, i cili tashmë gjendet në Hagë.

Jashari ka treguar se kanë biseduar për arrestimin e Gucatit nga Gjykata Speciale, derisa shton se besojnë thellë në pafajësinë e ushtarëve të UÇK’së.

“Bashkë me Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku dhe me drejtorë e asambleistë, vizituam familjen e Kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, babain e tij bacën Avdullah, i cili pavarësisht sfidave që ka kaluar ende mbetet i fortë dhe krenar me luftën dhe sakrificën e djalit të tij Hysniut dhe shokëve të tij”, ka shkruar Jashari.

“Biseduam rreth situatës në vend, arrestimit të Kryetarit Gucati dhe bashkëluftëtarëve të tij si dhe shprehëm bindjen tonë të thellë se edhe kësaj radhe luftëtarët e Lirisë do të dëshmojnë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit tonë liridashës”, ka shtuar kreu i Skënderajt.

“Krenar me kryetarin, Hysni Gucati dhe luftëtarët e Lirisë!

Besojmë në pafajësinë tende dhe luftën e drejtë të UÇK-së i nderuar Kryetar Gucati!”, ka përfunduar Bekim Jashari.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz