BallinaRegjionaleBekim Jashari priti në takim Ambasadoren e Turqisë, Kivilcim Kiliç

Bekim Jashari priti në takim Ambasadoren e Turqisë, Kivilcim Kiliç

Të ngjajshme

Në aksidentin me fatalitet në Vushtrri e përfshirë edhe një veturë e policisë

Në aksidentin me fatalitet që ka ndodhur mbrëmë në...

Parashikimi i motit gjatë fundjavës

 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Pse dekreti i Presidentes ishte i domosdoshëm

Shkruan Kolë Krasniqi Në momentet kur institucionet bllokohen dhe Kushtetuta...

Irani paralajmëron sulme në të gjithë botën

Zëdhënësi më i lartë ushtarak i Iranit ka paralajmëruar...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, priti sot në një takim Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, së bashku në këtë vizitë ishin edhe Agjencia Turke për bashkëpunim dhe koordinim “TIKA”, me kordinatorin, Hasan Burak Ceran.

Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësit e investimeve të ndryshme në komunën e Skenderajt, kryesisht në fushën e bujqësisë dhe në atë të shëndetësisë.
Kryetari Jashari, njoftoi ambasadoren Kiliç për gjendjen aktuale në komunën tonë, për sfidat me të cilat po përballet kjo Komunë, si dhe për mundësit e investimeve që ofron komuna jonë, kryetari Jashari, u shpreh i gatshëm për bashkëpunim.

Ambasadorja turke ka falënderuar kryetarin JASHARI, për pritjen dhe theksoi që do të përkrahë projekte të ndryshme nga komuna e Skenderajt si dhe do të njoftoj bizneset Turke përmes konsullit, për këshilla biznesore që të vijnë në Skënderaj dhe të investojnë në fushat e ndryshme.

Koordinatori i TIKA – së, Hasan Burak Ceran , falënderoi kryetarin Jashari për pritje, ku theksoi se “TIKA”, edhe me parë ka investuar ne Komunën e Skenderajt, kryesisht në shkolla dhe në shëndetësi, si dhe theksoi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz