Tuesday, July 22, 2025
BallinaRegjionaleBekim Jashari pritet nga udhëheqësit e OVL-së

Bekim Jashari pritet nga udhëheqësit e OVL-së

Të ngjajshme

Rob Kardashian tregon pse është larguar nga sytë e publikut

Rob Kardashian ka thyer heshtjen. Në një bisedë të...

Top 10 futbollistet më të paguara krahasuar me 10 futbollistët më të paguar

Disa futbolliste të njohura, përfshirë Megan Rapinoe dhe Alisha...

Policia arreston dy persona në Ferizaj, u kapën me drogë

Dy persona janë arrestuar nga Policia në fshatin Dardani...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku, zëvendësministri Abdyl Ymeri dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, janë pritur në një takim në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Prishtinë, ku është diskutuar për zhvillimet në vend.

Kryetari Jashari, pas takimit, është shprehur:

“Organizata e Veteranëve të Luftës është një nga pasuritë tona të përbashkëta si element i çmuar që është trashëguar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Mbi këto vlera kjo organizatë duhet të qëndrojë e palëkundur në përkrahje të vlerave të luftës së lavdishme të UÇK-së dhe popullit në përgjithësi, dhe assesi të bie pre e politikës, sidomos asaj ditore, por të vazhdohet mbi misionin fisnik të ruajtjes së trashëgimisë që na e la UÇK-ja, ashtu siç ishte para 20 viteve.

Kjo ishte porosia ime në takimin që kishim me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, zëvendësministrin Abdyl Ymeri dhe kryetarin Ramiz Lladrovci, me udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës, në selinë e saj në Prishtinë”.

- Advertisement -

Të Fundit