Bekim Jashari pret në takim fituesit e Garës së Diturisë
Pritje zyrtare u ka rezervuar sot kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari, nxënësve fitues të Garës së Diturisë, organizuar nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, të cilët kanë zënë tri vendet e para në nivel republikan, në fusha të ndryshme.
Kësisoj, kryetari Jashari ka prit Dafina Ejupin, fituese e vendit të parë në kategorinë e këndimit, Diellza Isufi, vendi i dytë në kategorinë e artit pamor, Albana Jashari, vendi i tretë në kategorinë hartim/poezi dhe Ylli Qerimi, vendi i tretë në kategorinë art pamor.
Me këtë rast, kryetari Jashari i ka përgëzuar nxënësit për sukseset e arritura, duke i inkurajuar të vazhdojnë mësimet, pasi vetëm në këtë mënyrë arrihen sukseset në jetë.
Lexo edheShkrimtari nga Skenderaj, të thyen shpirtin për gjendjen në vendin tonë (FOTO)
Në fund të takimit, kryetari i Komunës u ka ndarë nxënësve fitues çeçe në vlerë monetare, për suksesin e arritur, duke i bërë krenarë të gjithë qytetarët tanë.



















