Bekim Jashari poston foton mahnitëse nga Prekazi, komentuesit thonë se diçka në qiell ngjan me figurën e Adem Jasharit
BILLI

Lexo edhe‘Mos lëndo një femër’, hiti i radhës nga Afërdita Demaku

Fotografi mahnitëse janë shkrepur gjatë ditës së djeshme pas motit me vetëtima dhe bubullimë që mbretëroi në vendin tonë.
E një nga fotot më të bukura është shkrepur në Skenderaj, nga fotografi i njohur Sefer Aliqka.
Pa dyshim se kjo foto nuk është lënë pa shpërndarë nga familjarët e familjes legjendare që pushon në Prekaz, shkruan Reporteri.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka shpërndarë këtë foto, mirëpo shumë komentues kanë shkruar se po vërejnë një detaj interesant në foto dhe kanë pyetur nëse është e manipuluar.

Lexo edhe‘Mos lëndo një femër’, hiti i radhës nga Afërdita Demaku
Konkretisht, ata kanë thënë se aty po e shohin figurën e komandantit legjendar Adem Jashari.
Pas kësaj ka reaguar edhe vetë autori i fotos, i cili ka thënë se nuk ka asnjë ndërhyrje në të.
Sido që të jetë, kjo mbetet një nga fotografitë më të bukura të realizuara nga Prekazi legjendar. /Reporteri.net