Në Radishevë të Skenderajt dhe fshatërat për rreth bashkësisē lokale të Runikut, kandidati i pavarur për Kryetar të Skënderajt, Bekim Jashari takoi banorët e fshatërave Çitak, Kostërrc, Syriganë, Pemishtë, Terrnovë dhe Leqinë nga të cilat iu bë pritje impresionuese dhe shumë masive.
E veçanta e këtyre takimeve ishte takimi në vendëlindjen e Heroinës Shotë Galica, aty ku banorët të cilët ishin të shumtë shprehën mbështetjen e parezervë për kandidatin, Bekim Jashari.
Këta banorë shumë të mobilizuar kishin përgatitur një ahengë me darkë tradicionale e muzikë me këngë rapsodie.
I shoqruar nga ekipa e tij e quajtur nga banoret e kësaj ane si ‘Djemtë e Shypes’, nën shoqërimin e shokëve me besnik të Heroit Kombëtar, Hamëz Jashari autoriteti i të cilëve po e madhështon akoma edhe më shumë besueshmërinē dhe unitetin rrethë emrit të Bekim Jasharit, kandidatit të pavarur për krytar komune në Skënderaj në zgjedhjet e 22 tetorit, me slloganin tanimë të njohu ”BASHKË PËR SKENDERAJN TONĒ”.
Bekim Jashari emocionohet në vendëlindjen e Heroinës, Shotë Galica (Foto)
- Advertisement -