back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaZgjedhjetBekim Jashari e mbyll fushatën me Besartën, motrën që u shpëtoi forcave...

Bekim Jashari e mbyll fushatën me Besartën, motrën që u shpëtoi forcave serbe

Të ngjajshme

​Sot ditë historike për futbollin shqiptar

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka...

OpenAI nën akuzë: Chatbot-ët vërtet të sigurt për fëmijët? 

A luajti ChatGPT rol në vetëvrasjen e një 16-vjeçari...

Moti për sot

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht i...

Jo veç Luana, edhe Brikey pranon dhuratë 200 trëndafila për ditëlindje!

Ish-banorja e “BBVK”, Brikenda Karrica, ditën e sotme feston...

Kandidati i pavarur për komunën e Skenderajt, e ka zgjedhur shtëpinë e tij dhe përmes një sofre, ta përmbyll fushatën zgjedhore, nën praninë e të cilit ishte edhe motra e tij Besarta, e cila i shpëtoi forcave serbe në kohën e luftës.

Ai i ka falënderuar qytetarët e Skenderajt për mbështetjen që ia kanë dhënë gjatë kohës së fushatës.

Jashari thotë se kjo sofër për familjen e tij, e në veçanti për motrën Besartën, ka një rëndësi të madhe, pasi ajo u shpëtoi forcave serbe pikërisht nga kjo sofër.

“Më lejoni që të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim për të gjithë qytetarët e Drenicës me të cilët bashkëbiseduam gjatë kësaj fushate, i falënderoj për durimin për mbështetjen dhe mirëpritjen e tyre. Po e përmbylli fushatën elektorale  për zgjedhjet e 22 tetorit në sofrën me familjen time dhe përmes kësaj sofre dua të përçoj mesazhin tim për unitet, mirëqenie për të gjithë  qytetarët e Skenderajt. Kjo sofër për familjen time e në veçanti për motrën Besartën, ka një rëndësi të madhe, sepse zoti e shpëtoi pikërisht në këtë sofër edhe pse armiku provoi ta shuaj sofrën tonë e të shqiptarëve, por nuk ia doli”, tha Jashari para mediave.

Ai ka kërkuar zgjedhje fer, demokratike dhe tha se duhet të fitojë më i miri.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz