back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaRegjionaleSkenderajBekim Jashari e Albin Kurti: Prioritet shëndeti i qytetarëve, të bashkuar do...

Bekim Jashari e Albin Kurti: Prioritet shëndeti i qytetarëve, të bashkuar do t’ia dalim

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot priti në takim Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti si dhe Ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redžepi, të cilët i informoj rreth gjendjes aktuale në Skenderaj dhe për masat që komuna që ai drejton ka marrë në parandalimin e pandemisë COVID-19.

Kryetari Jashari se bashku me Kryeministrin Kurti u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm më qëllim të parandalimit të virusit COVID-19.

” Biseduam shumë gjera që po na preokupojnë rreth pandemisë COVID-19, po ashtu u dakorduam që ne të kemi unitet mes vete, pa dallime, në mënyrë që të dalim sa më lehtë nga kjo gjendje në të cilën jemi”, është deklaruar Kryetari Jashari.

Në anën tjetër Kryeministri Kurti, u shpreh mirënjohës ndaj Kreut të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, për koordinimin e vazhdueshëm me institucionet qendrore.
” Unë e falënderova kryetarin për respektimin e vendimeve të qeverisë, të udhëzimeve të mjekeve dhe për bashkëpunimin që e ka pasur me Ministrinë e Shëndetësisë, me qeverinë tonë në detyrë, për çdo gjë terë kohën”, është shprehur Kryeministri Kurti.

Gjatë këtij takimi u bë thirrje për respektim të këshillave të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës si dhe të institucioneve të tjera.

Të Fundit

Sport

ShowBiz