back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeBekë Berisha kritikon aksionin në Karaçevë: Shkuam me 600 policë për të...

Bekë Berisha kritikon aksionin në Karaçevë: Shkuam me 600 policë për të arrestuar pronarë të mishtoreve

Të ngjajshme

​Berisha paraqitet në SPAK, akuzohet për korrupsion

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot...

Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen në Elbasan dhe Berat

Pak pas mesnatës, dy lëkundje tërmeti me magnitudë 3,9...

Gara për kreun e ri të SPAK, KLP miraton listën me 4 kandidatë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi gjatë mbledhjes së...

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vijon dita...

Çmimet e larta të qirasë, reperja ka një kërkesë të pazakontë për fansat

Reperja amerikane Cardi B u ka kërkuar falje publikisht...

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka qenë mjaft kritik ndaj operacionit policor në Karaçevë, në Komisionin për Çështje të Sigurisë, që është mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se mëzi e pret interpelancën që të përballet me ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, për të shpjeguar këtë aksion, që sipas tij është bërë edhe shumë mediatik.

“Operacioni në Karaçevë ka filluar me qindra policë, e kemi trajtuar bashkë, e kemi folur edhe thuhet se me 600 policë është bërë ai operacion. Qëllimi ka qenë me zhduk njëfarë oaze të krimit, se do kazino po funksionojnë, bile ju më së shumti keni pas bërtite për këtë punë”, ka thënë Berisha.

Ai theksoi se ky operacion në fund përfundoi duke i arrestuar do pronarë të mishtoreve, kaq është efekti i kësaj. “

“As nuk u përmendën më aparata të kazinove, as kazino, ato ishin kanë improvizim me dërrasa, 14 kilogramë kafe, dy shota, një pëllumb do edha, edhe na u paraqit si operacioni “që çka u ba”, e kurrgjë hiq në të. Sot janë do njerëz për gjynah në burg, për shkak që “jo e ke ble lopën, jo e ke shit lopën. A kështu po u dashka me funksionu shteti jonë e siguria a. E bash për këtë punë, kemi me u përballë me ministrin në interpelancë na, ka me na e shpjeguar këtë operacion”, ka theksuar Berisha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz