back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeBekë Berisha: Dalja nga koalicioni njëra nga pikat e mbledhjes së Kryesisë...

Bekë Berisha: Dalja nga koalicioni njëra nga pikat e mbledhjes së Kryesisë së AAK’së

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Deputeti i AAK’së, Bekë Berisha i tha Gazetës Express se partia e tij janë duke mbajtur mbledhje të kryesisë dhe në shqyrtim ndër të tjera është edhe pozita e AAK’së në qeverinë Hoti.

Mbrëmë kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër kryeministrin Hoti për takimin e nivelit të lartë në Bruksel me presidentin Aleksandër Vuçiq.

Haradinaj ka thënë se do ta rishqyrtojnë qëndrimin në qeveri pasi Hoti nuk e ftoi përfaqësuesin e AAK’së në takim.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot ka mbledhur kryesinë për të diskutuar këtë çështje.

Deputeti i kësaj partie, Bekë Berisha i tha Gazetës Express se janë në mbledhje të kryesisë së partisë.

I pyetur se a janë duke e shqyrtuar në këtë mbledhje edhe daljen nga koalicioni qeverisës, Berisha tha se ndër të tjera është edhe kjo pikë në diskutim.

“Jemi duke mbajtur mbledhje të kryesisë dhe nuk është vetëm ajo pikë, kemi edhe çështje tjera”, tha ai./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz