back to top
Friday, February 6, 2026
BallinaLajmeBehrami: Specialja bashkë me Serbinë bëri përpjekje për të nxjerr llumin e...

Behrami: Specialja bashkë me Serbinë bëri përpjekje për të nxjerr llumin e desinformatave kundër ish-krerëve të UÇK-së

Të ngjajshme

Kosova synon medalje në Paris Grand Slam 2026 të xhudos

Spektakli ndërkombëtar i xhudos, Paris Grand Slam 2026, do...

Kuvendi Komunal në Prishtinë mblidhet për miratimin e buxhetit, Përparim Rama jashtë vendit

Asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës janë mbledhur tanimë...

41-vjeçari refuzon të luajë: çfarë po ndodh me Ronaldon në Arabinë Saudite?

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka dhënë detaje mbi...

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka ftuar qytetarët që ta dalin në protestën e 17 shkurtit kundër Gjykatës Speciale.

Ai ka bërë me dije se kjo gjykatë bashkë me Serbinë dhe bashkëpuntorët e tyre në Kosovë dhe në perëndim kanë intesifikuar përpjekjet për të nxjerrë nga moçali llumin e desinformatave kundër UÇK-së.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se edhe me tutje ka njerëz që i besojnë narracionit serb mbi historinë e Kosovës, sesa protagonistëve të kësaj historie.

“Gjykata Speciale, bashkë me Serbinë dhe bashkëpuntorët e tyre në Kosovë dhe në perëndim, kanë intesifikuar përpjekjet për të nxjerrë nga moçali llumin e desinformatave disa dekadëshe për të krijuar një ambient të pranimit të dënimit të mundshëm të krerëve të UÇK-së. Pak e frikshme që edhe më tutje ka njerëz që më shumë i besojnë narracionit serb mbi historinë e Kosovës, sesa protagonistëve të kësaj historie! Prandaj, më 17 shkurt, në ora 14:00, të gjithë në Sheshin Skënderbeu, marshojmë për drejtësi!”, ka shkruar ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz