back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaLajmeBehrami: Kurti dëshiroi garë për presidentin, jo marrëveshje

Behrami: Kurti dëshiroi garë për presidentin, jo marrëveshje

Të ngjajshme

Identitet dhe dizajn modern, zbulohen fanellat e reja të Kombëtares shqiptare

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dhe Macron prezantojnë uniformat...

Goditet një mororrist në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në...

Kusari-Lila zhvillon takime me drejtues të ATK-së e Doganës së Kosovës

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë, dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila...

Këta janë të ndaluarit për fajde dhe armëmbajtje pa leje në Prizren

Një operacion policor kundër fajdesë dhe detyrimit është zhvilluar...

Ministri Gashani e vizitoi stadiumin “Adem Jashari”, i cili po rinovohet

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka qëndruar...

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka thënë se mosarritja e një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, është rezultat i qasjes së Albin Kurtin dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se kur Kurti thërret takime për diskutime nuk mund të ketë marrëveshje.

Behrami ka thënë se PDK ka qenë e interesuar për marrëveshje, por sipas tij, Kurti ka kërkuar që “PDK ta qes një emër dhe ai ta ketë një emër”.

Sipas Behramit, Kurti nuk ka qenë interesuar për marrëveshje apo kandidat konsensual, por për garë.

“Ky ka thënë vendoseni një kandidat që ta vendosi edhe unë një kandidat. Pra, ky kërkon një rrugë të tretë, as të parën për konsensus, as të dytën për marrëveshje politike, ky kërkon rrugën e tretë që s’ka ndodhur kurrë në Republikën e Kosovës, ky dëshiron garë reale. Nuk pas garë deri më tash për president sepse gjithmonë ka pas marrëveshje. Ky gjithmonë ka qenë në kërkim vendoseni ju një kandidat ta vendosi edhe unë dhe fituesi aty do të dihej”, ka thënë Behrami në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ai ka thënë se akuzuat e LVV-së ndaj PDK-së se nuk ka dhënë emër për president, por ka kërkuar votimin e kandidatit, janë viktimizime.

Behrami ka thënë se qytetarët nuk duhet t’i japin mundësinë më kësaj partie.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz