back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeBehgjet Pacollit iu kërkuan 850 mijë euro për të shpëtuar nga Gjykata...

Behgjet Pacollit iu kërkuan 850 mijë euro për të shpëtuar nga Gjykata Speciale

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.H pasi që dyshohet se kishte shantazhuar kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, se do ta shpëtojë nga Gjykata Speciale duke i kërkuar shumën deri në 850 mijë euro.

Ai është paraqitur rrejshëm si bashkëpunëtor dhe person me ndikim te prokurorët e specializuar të Gjykatës Speciale në Hagë dhe më vonë prezantoi provat në rastet e imagjinuara ndaj tij, shkruan Reporteri.net.

I pandehuri ia kërkoi të dëmtuarit plot 1 milion e 400 mijë euro, por që kjo i mbet në tentativë, pasi ky i fundit e raportoi në polici rastin.

Ai fillimisht i ka kërkuar shumën e të hollave prej 850.000.00 euro, pastaj shumën prej 360.000.00 euro dhe së fundmi 190.000.00 euro.

Por, kanosja e kërcënimi nuk përfundon këtu.

E.H. i ka dërguar edhe vajzës së të dëmtuarit mesazh me përmbajtje “Babai yt është në rrezik dhe ti mundesh me evitue situatën“ duke synuar që t’i merr paratë e kërkuara.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri E.H. nga muaji qershor i vitit 2019 e deri më 10.03.2020, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, ka tentuar që ta detyrojë të dëmtuarin B.P. që të veprojë në dëm të pasurisë së tij, duke përdorur kanosjen serioze se i njëjti do të gjykohet nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë po qe se nuk ia dorëzon shumën e kërkuar të të hollave”.

Më 10.03.2020, i pandehuri E.H arrestohet dhe vepra i mbetet në tentativë.

Me këto veprime i pandehuri E.H. ka kryer veprën penale “Detyrimi në tentativë” nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së. /Reporteri.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz