Behgjet Pacolli: Nuk jam në dijeni për takimin e sotëm
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë sot për Telegrafin se nuk është në dijeni të asnjë takimi të iniciuar nga AKR-ja, kur është pyetur rreth takimit të shefit të shtabit zgjedhor të AKR-së, Rrahim Pacollit me presidentin Hashim Thaçin, kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun.
“Nuk jam i njoftuar për çfarëdo takimi të iniciuar nga AKR-ja. Unë gjendem jashtë Kosovës dhe nuk mund të flas vetëm nga ajo çfarë shoh pak në media”, ka thënë Pacolli.
I pyetur rreth asaj se a ekziston mundësia që AKR-ja të tërhiqet nga koalicioni me LDK-në dhe Alternativën dhe t’i bashkohet PAN-it, Pacolli nuk ka kthyer përgjigje.
Lexo edheProkuroria ngritë aktakuzë pasi votuan dy herë në zgjedhjet e 11 qershorit
Ndryshe mediat kanë raportuar se në njërin prej lokaleve të Prishtinës është zhvilluar një takim në mes të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku si dhe Rrahim Pacollit të AKR-së.
Ky i fundit e kishte konfirmuar takimin duke mos dhënë më shumë detaje rreth tij. “Po, veç jemi taku miqësisht për një kafe”, ka thënë shkurt Pacolli.














