Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, është dërguar në shtëpinë e tij në Hajvali, pas arritjes nga Tirana.
Pas arritjes në Prishtinë, deputeti Pacolli deklaroi se është frikësuar për akt terrorist në aeroplanin e tij nga autoritetet e Kosovës.
Kryetari i AKR-së dhe deputeti Behgjet Pacolli në një konferencë për media në aeroport ka theksuar se i është frikësuar një sulmi terrorist prandaj ka ndryshuar destinacion.Ai tutje ka thënë se sa i përket Covid 19 e ka bërë testin dhe ka dalë negativ .
“Postimi i Kryeministrit në ikje Albin Kurti me ka ba përshtypje sepse ka qenë në konfrontim. Unë jam i gatshëm tani të shikoj disa gjëra, këto konfrontimet që janë ba këto ditë kanë ndiku në mënyrën time të të bërit politikë. Ditën që jam nis me ardhë në Kosovë e kam ba testin dhe më ka dalë negativ së bashku me familjen time. Unë jam friguar se mund të kryhej ndonjë sulm terrorist ndaj meje dhe kam ndryshuar destinacion.Jam friguar nga të gjitha presionet dhe lojrat që janë bë deri sa jam nis në Kosovë” tha Pacolli para mediave raporton Gazeta Blic.