BallinaLajmeBëhet i gjallë Presidenti, por nuk tregon se ku ndodhet

Bëhet i gjallë Presidenti, por nuk tregon se ku ndodhet

Të ngjajshme

UEFA zgjedh lojtarët e ndeshjes në dy takimet sonte

Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA ka zgjedhur...

​LVV dhe PDK vazhdojnë “luftën” për anëtarin e dhjetë të KQZ-së

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës po vazhdojnë...

Vance thotë se ka shumë pajtime midis SHBA-së dhe Iranit, pavarësisht pikave të vështira

Më parë, Kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf...

Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri

Sipas të dhënave të Zyrës së Imigracionit të Zvicrës...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk ekziston asnjë marrëveshje e nënshkruar me Serbinë, siç përflitet në deklaratat e disa politikanëve në Kosovë. Përmes një përgjigje me shkrim, Thaçi tha se aktualisht ndodhet në pushime dimërore, dhe se do ta takojë Ekipin negociator qysh të hënën.

“Unë në vazhdimësi i kam informuar të dy bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator për të gjitha temat që janë diskutuar deri më tani në Bruksel, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Thaçi për Radio Evropa e Lirë .

“Gjithashtu, ua kam bërë të qartë se deri më tani nuk ekziston asnjë dokument i shkruar zyrtar apo draft-marrëveshje e përgatitur nga BE-ja. Kjo është e natyrshme, sepse ne jemi në fazën fillestare të negociatave për të arritur një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse. Përkundër kësaj, sapo ta mbaroj pushimin, të hënën do të takojë Ekipin Negociator dhe do ua japë edhe në formë të shkruar informacionet e përgjithshme për periudhën e deritashme të bisedimeve. Në këtë proces historik, ne do të punojmë së bashku dhe në koordinim me njëri-tjetrin”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ekipi negociator, i përbërë nga përfaqësuesit e Qeverisë dhe njërës nga partitë opozitare, ka kërkuar ditëve të fundit që t’i ketë në dispozicion të gjitha dokumentet zyrtare që ndërlidhen me procesin negociator të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz