back to top
Friday, February 6, 2026
BallinaLajmeBëhet i ditur identiteti i italianit që dyshohet se mori pjesë në...

Bëhet i ditur identiteti i italianit që dyshohet se mori pjesë në “Sarajevo Safari”

Të ngjajshme

Bëhet i ditur identiteti i italianit të arrestuar në kuadër të hetimeve për “Sarajevo Safari”. Bëhet fjalë për Giuseppe Vegnaduzzo, 80 vjeç, banor i Savorgnanos pranë San Vito al Tagliamenta. Mediat italiane raportojnë se fshati i vogël u trondit nga lajmi dhe banorët shprehën habi dhe neveri ndaj tij.

Policia sekuestroi në shtëpinë e Vegnaduzzos shtatë armë, përfshirë dy pistoleta, një pushkë dhe katër armë gjahu. Ai pritet të japë dëshminë e tij në Milano të hënën. Hetimet përfshijnë gjithashtu një bankier nga Triesti, një 90-vjeçar nga Kërnia dhe një person nga Milano.

Sipas hetimeve, Vegnaduzzo dyshohet se gjatë viteve 1992-1995 ka qëlluar me snajper nga kodrat rreth Sarajevës, duke sulmuar civilë. Ai dyshohet se madje ka pohuar përpara të tjerëve se shkuante në Jugosllavi për një “gjueti njerëzish”.

Hetimi, i koordinuar nga prokurori Alessandro Gobbis, mbështetet kryesisht në dëshmitë e qytetarëve dhe mund të zgjerohet për të përfshirë persona të tjerë që dyshohet se paguanin për të vrarë “për argëtim”, përfshirë gra, të moshuar dhe fëmijë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz