Sot ka nisur Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, organizim ky nga Qeveria e Kosovës ku dhe ka bërë bashkë të gjithë liderët e vendit, shkruan Gazeta Metro.
Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ka parakaluar Ushtria e Kosovës për nderë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Aty po marrin pjesë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ministra dhe komandantë të FSK’së dhe dikur të UÇK’së.
E në mes të Kurtit dhe Thaçit është kryefamiljari i familjes Jashari, Rifat Jashari. /gazetametro.net
