back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeBegaj e pret Ulutashin, i riafirmon mbështetjen e Shqipërisë për KFOR-in

Begaj e pret Ulutashin, i riafirmon mbështetjen e Shqipërisë për KFOR-in

Të ngjajshme

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash i cili së fundmi erdhi në krye të misionit paqeruajtës të NATO-s  në Kosovë.

Rreth takimit, kreu i shtetit shqiptar njoftoi përmes një shkrimi në X.

“I urova mirëseardhje komandantit të misionit të NATO-s, KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash”.

“Shpreha vlerësimin për rolin thelbësor të KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në të gjithë rajonin, duke riafirmuar mbështetjen e plotë të Shqipërisë për këtë mision”, shkruan Begaj, transmeton Klankosova.tv.

Ulutash u rikthye në krye të KFOR-it më 3 tetor, post të cilin e kishte dorëzuar rreth një vit më parë, më 11 tetor 2024.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz