Jose Mourinho ia ka bërë të ditur James Rodriguezit se dëshiron ta transferojë në Old Trafford.
Sipas Don Balon Real Madridi nuk është gati ta lirojë mesfushorin, por Mourinho nuk po heqë dorë.
35 milionë funte është shuma që Djajtë e Kuq kanë bërë gati për 25 vjeçarin.Real Madridi shpenzoi 60 milionë funte për lojtarin dhe po kërkon që të mos bëjë humbje të mëdha financiare.
Pritet që të ketë negociata të zgjeruara dhe do të kërkohet që kjo ofertë e United të ngritet.
- Advertisement -