back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaSportBefason Majlinda Kelmendi: Ja pse kurrë nuk kam shkuar në diskotekë

Befason Majlinda Kelmendi: Ja pse kurrë nuk kam shkuar në diskotekë

Të ngjajshme

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...
Kampionia e botës xhudo Majlinda Kelmendi e ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel” ka treguar për herë të parë disa detaje për jetën e saj
“Kam filluar të merrem me këtë sport sepse edhe palestrën e kisha afër shtëpisë në Pejë. E doja shumë xhudon dhe isha e vendosur të investoja në këtë sport” tha Kelmendi. E pyetur si ka qenë adoleshenca e saj, 25-vjeçarja tha “Unë nuk kam shkuar kurrë në një diskotekë si bashkëmoshataret e mia. Mami më thoshte shko, pse nuk shkon, të gjitha vajzat e tjera shkojnë. Unë kisha vetëm një qëllim të isha më e mira në xhudo”.

Olimpiada e parë e Majlinda Kelmendit ishte në Londër 2012 kur përfaqësonte ngjyrat kuq e zi. “Dështimi në atë olimpiadë ka qenë një goditje shumë e rëndë për mua. Ishte një humbje e pamenduar si pasojë e një gabimi të pafalshëm. E kam vuajtur shumë dhe më është dashur kohë për ta marrë veten tha Kelmendi në studion e “Pasdite në Top Channel”.

Në lojërat e Rio 2016 ishte momenti i artë për shqiptarët, por këtë herë me flamurin e Kosovës. “Ishte  e jashtëzakonshme ajo që ndodhi në Brazil. Për mua finalja ishte ndeshja e gjysmë-finales. Ajo përballje ka qenë më e vështira sepse kundërshtarja ishte sfiduesja më e madhe në këtë olimpiadë. Kur e fitova atë ndeshje isha e bindur se do të fitoja medaljen e artë”.

Ndërkohë kampionia e botës thotë se ka përballë të tjera sfida duke u përgatitur për lojërat e ardhshme. I gjithë ky sukses sipas saj ka ardhur si pasojë e një pune dhe stërvitje me shumë përkushtim.

Të Fundit

Sport

ShowBiz