Skuadra e Zinedine Zidanes është shokuar nga klubi i vogël, Girona, duke bërë që ata tani të mbesin tetë pikë mbrapa Barcelonës.
Isco shënoi golin e parë të takimit, pasi futi në rrjetë topin e kthyer, transmeton Periskopi.
Por gjërat për ‘Los Blancos’ morrën tatëpjetën në fillimin e pjesës së dytë, kur në minutat e 54 dhe 58, skuadra vendase realizoi dy gola.
Fillimisht realizoi Christhian Stuani, ndërsa golin e fitores e shënoi Christian Portu.
Më këtë humbje, madrilenët kanë ngelur tetë pikë mbrapa Barcelonës, e cila prin në La Liga. /Periskopi