back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaZgjedhjetBedri Nika: E gjithë Kosova po frymon LDK

Bedri Nika: E gjithë Kosova po frymon LDK

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

LDK sot ka mbajtë tubim elektoral në Drenas. Kandidatja për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, u bëri thirrje banorëve të Drenicës të mos i votojnë më ata që kanë keqpërdorur besimin e tyre për tu pasuruar për vete dhe klanet e tyre.

Ndërsa kryetari i degës së LDK’së në Drenas, Bedri Nika u shpreh se e gjithë Kosova po frymon LDK.

Më poshtë mund të lexoni fjalimin e plotë të Bedri Nikës.

Të nderuar Qytetar, Të nderuara familje të dëshmorëve, E nderuar Kryeministre e ardhshëme e Kosovës Znj. Osmani, I nderuar Kryetar i Shtabit Zgjedhore të LDK-së Lutfi Haziri, Të respektuar Kandidatë për deputetë, Aktivistë e militantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Kam nderin dhe kënaqësinë të Ju drejtohem në këtë tubim që na ka bashkur të gjithve që të besojm në nje ide të madhe, e që është Projekti

“I NJË KOSOVE TË ZHVILLUAR”

E gjitha Kosova po frymon LDK. Kosovës po i vjen koha e një qeverisjeje sic i ka hije.

Pjesëmarrja masive e gjithë qytetarëve në cdo cep të Kosovës po tregon qartë se Vjosa Osmani nuk është Kandidate por tashme nje KRYEMINISTRE!

E gjithë kjo mbeshtetje për LDK-në brenda Kosovës dhe jashtë saj, po tregon bindshëm se Kandidatet e partive të tjera janë vetëm garues në këto zgjedhje dhe asgjë më shumë!

Gjatë këtyre viteve LDK-ja ka bërë shumë për Shtetin e Kosovës, por ende kemi shumë punë për të bërë, andaj kursesi nuk duhet që të ndalemi për ta zhvilluar Kosovën ashtu sic ja kemi borxh. Duhet të jemi të gjithë të bindur se vetëm LDK-ja ka potencial ta transformoj Kosovën në një vend të mundesive te reaj për zhvillim ekonomik – social dhe padyshim për integrim rajonal dhe evropian.

Pra, pse vendit tone i duhet një qeverisje e LDK-së? Sepse – Lidhja Demokratike në programin e saj ka parime kryesore: Familjen dhe Rinin.

Programi i saj konsiston në sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, arsim dhe shëndetësi cilësore, përfshirje të gruas në secilin process dhe të ardhme më të mirë për fëmijët dhe të rinjtë tanë.

Me qeverinë e kryeministres OSMANI, ne do ta bëjmë Kosven një vend të sigurtë e të zhvilluar.

Të nderuar të pranishem,

Kosova jonë dhe njerëzit e saj përballen me probleme reale dhe të përditshme, probleme të cilat nuk mund të zgjidhen as me gjuhë të egër, as me protesta te dhunshme dhe as me beteja politike, por vetëm me shumë pune dhe vizion krijues.

Prandaj, sot Vjosa Osmani nuk është këtu thjesht për ta ndar një beteje politike, por është me ne për ta na bindur se së bashku ne mund të besojm dhe dimë të ndërtojm të ardhmen europiane të këtij vendi. Andaj, Kosova ka nevoje për një njeri që t’i futet punës dhe t’ja dalë asaj në krye dhe KJO është Kryeministrja e ardhëshme Dr. Vjosa Osmani e cila me 6 tetor do ta fillon aleancen në mes qytetarit dhe shtetit.

Vota juaj është e shenjtë! E drejta për të zgjedhur është thelbësore në demokraci. Këto ditë të fushatës, kerkojm nga secili prej jush aktivizim qytetar për t’ia kthyer Kosovës dinjitetin dhe për t’ia kthyer qytetarëve besimin dhe shpresen. Vendi ynë nuk e meriton një trajtim sic e ka pasur gjatë ketyre vitëve të kaluara.

Drenicaket nuk duhet të harrojn se e kemi mbrojtur pragun tonë me gjak dhe meritojmë që ta shijojmë secilën copëz të lirisë e demokracisë në një vend të zhvilluar dhe të denjë për secilin banor të saj. Këtë mund ta arrijmë vetëm duke votuar partinë e cila ka traditë në shtetndërtim, zhvillim dhe në vlera demokratike.

Të dashur qytetarë,

Me 6 tetor ndahen dy rruge, njera të con te politika e vjeter e krimit dhe korrupsionit dhe në anen tjeter shkohet drejt historise se re të zhvillimit ekonomik dhe të ardhëmes prosperuese. Ju ftoj ta marrim rrugen e dytë dhe të shkruajme nje faqe të re historie, ku dija dhe forca e njerezve të ndershem do të fitoje mbi arrogancen. Ju ftoj të votoni LDK-në me numer 134 dhe Kandidatin per Deputet Arton Gjokaj me numer 110, nje njeri i cili me profesionalizem dhe krenari do te ju perfqasoj ne Parlamentin e Kosoves.

Mos u ndaluni se besuari se ne do të fitojme, sepse Kosova kursesi nuk mund të humbase!

  • BESO NË LDK
  • Faleminderit!
  • Zoti ju bekoftë! BN
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz