Gjatë seancës në Gjykatën e Apelit, Bedri Krasniqi ka dhënë deklaratën e tij para trupit gjykues, duke shprehur pakënaqësi për trajtimin që, sipas tij, i është bërë ndër vite.
Ai theksoi se prej rreth 20 vjetësh ka qenë në burg, pa përfituar asnjëherë masa lehtësuese apo mundësi për risocializim.
“Qysh dje i bëra 20 vjet që kam rënë në burg. Kurrë asnjë masë lehtësuese nuk kam pasur, as me risocializim. Akuzat kurrë nuk më janë ndalur. Kjo nuk ndodh askund në botë”, është shprehur Krasniqi para gjykatës.
- Advertisement -