Bedri Hamza: Nesër votoni për Arian Tahirin, për djalin e Mitrovicës, i cili fushatën e bëri me zemra qytetare
dp

Lexo edheMbi 1.3 milion qytetarë me të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë thirrje për mbështetje ndaj kandidatit të PDK-së për këtë komunë, Arian Tahiri, në prag të balotazhit që do të mbahen nesër.
“Në Mitrovicë nuk jemi vetëm fqinj, miq apo bashkëpunëtorë, por jemi një familje e madhe. Si kryetar i deritashëm i Mitrovicës, ju kërkoj vetëm një gjë – nesër votoni për Arian Tahirin,” ka shkruar Hamza.
Ai e ka vlerësuar Tahirin si “djalin e Mitrovicës që e bëri fushatën me zemra qytetare”, duke shtuar se qyteti duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit me të në krye.

Lexo edheMbi 1.3 milion qytetarë me të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
“Mitrovica duhet ta vazhdojë rrugën e saj me kryetarin Arian Tahirin. Kur fiton Arian Tahiri, fiton Mitrovica,” ka përfunduar Hamza.