back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeBedri Hamza: Kishim të drejtë kur e vendosëm taksën, por tash duhet...

Bedri Hamza: Kishim të drejtë kur e vendosëm taksën, por tash duhet ta dëgjojmë Amerikën

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ka theksuar se taksa është pasojë, si rezultat i veprimeve të Serbisë ndaj Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Sipas tij, Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet në Kosovë, nuk ka kthyer pensionet e qytetarëve të Kosovës, nuk i ka zbatuar marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel dhe ka bërë një fushatë të egër diplomatike kundër Kosovës.

Hamza ka theksuar se Kosova duhet të ruaj raportet me shtetet mike, sikurse me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se parimisht kishim të drejtë kur e vendosëm taksën. Por, sipas tij, tash duhet të vazhdojmë në koordinim të plotë me SHBA-të.

Ai ka kritikuar qeverinë aktuale për mungesë plani e dije për qeverisje.

“Shqetësuese është se si partnerët e koalicionit kanë dallime të mëdha ndërmjet vete”, ka theksuar ndër të tjera Bedri Hamza, raporton Gazeta Blic.

Ai ka theksuar se VV e LDK duhet të konsulltohen me ekspertë, që ta kuptojnë se çka saktësisht është reciprociteti.

Të Fundit

Sport

ShowBiz