Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se partia tashmë e ka gati listën zgjedhore, ekipin dhe energjinë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në një postim në Facebook, Hamza theksoi se mobilizimi për fitoren e PDK-së ka filluar dhe se atmosfera brenda partisë është pozitive, raporton lajmi.net
“Gjithçka është gati: lista, ekipi dhe energjia pozitive. Mobilizimi për fitore ka nisur. PDK është gati”, ka shkruar Hamza./Lajmi.net/
- Advertisement -