Bebe Rexha pranë një mashkulli, shfaqet në një tjetër version
dp·

Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen e fansave me fotografitë e saj më të fundit, të realizuara për kopertinën e revistës Flaunt Magazine.
Në setin fotografik, këngëtarja shqiptare shfaqet me një stil të guximshëm dhe tejet provokues, e veshur me një kombinim elegant të inspiruar nga moda vintage, ndërsa pranë saj pozon një model, shkruan Indeksonline.
“Dhe nëse dua të qaj, do të qaj në pistën e vallëzimit”, ka shkruar Bebe krahas postimit.
Fotografia ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, ndërsa Bebe edhe një herë ka dëshmuar se di si ta rrëmbejë vëmendjen me paraqitjet e saj./Indeksonline/
Lexo edhe“Vllau jem i vetëm”, motra e Laurent Krasniqit publikon dedikimin prekës pas tragjedisë















