back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaLajmeBE jep afër 7 milionë eurot e fundit për Reformën në Administratën...

BE jep afër 7 milionë eurot e fundit për Reformën në Administratën Publike: Po qëndrojmë afër Kosovës dhe popullit të saj

Të ngjajshme

Shpërthimi i tritolit në banesën e tij? Reagon Jozi: Ja si qëndron e vërteta

 Këngëtari Jozefin Marku ka reaguar pas raportimeve në media...

Reforma në Administratën Publike i sjell Kosovës 5.5 milionë euro nga Bashkimi Evropian

Komisioni Evropian ka njohur dhe vlerësuar progresin e Kosovës...

Bajrami: BE izoloi Kurtin dhe deputetët me pozita qeveritare – po e mbajnë peng Qeverinë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar...

Gati 5 muaj nga vdekja misterioze e Festim Isufit, çfarë po ndodhë me Rinen

Kanë kaluar më shumë se katër muaj nga vdekja...

BE-ja ka dhënë mbështetjen e fundit në kuadër të IPA 2016 për Reformën e Administratës Publike, duke qëndruar pranë Kosovës dhe popullit të saj, njofton zyra e BE-së në Kosovë.

“Në gusht të vitit 2025, BE-ja i disbursoi dy pagesat e fundit në kuadër të Kontratës së Reformës Sektoriale IPA 2016 për Reformën e Administratës Publike, me një vlerë prej 6.87 milionë eurosh. Buxheti i përgjithshëm për këtë kontratë ka qenë 22 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Kjo mbështetje nga BE-ja autoriteteve qendrore të Kosovës u ndihmon që:

“1. ta forcojnë planifikimin e politikave dhe atë legjislativ 🏛️

2. ta avancojnë llogaridhënien, transparencën dhe efikasitetit në administratën publike🔎

3. ta rrisin profesionalizmin dhe depolitizimn e shërbimit civil👩‍💼👨‍💼

4. ta përmirësojnë ofrimin e shërbimeve për popullin dhe bizneset e Kosovës 💼👥”, thuhet në njoftim.

“Ndonëse është bërë përparim, nevojiten përpjekje të mëtejshme për ta përmirësuar kornizën ligjore dhe institucionale dhe për të ndërtuar kapacitete më të forta të autoriteteve qendrore. Zbatimi efektiv i këtyre reformave do t’u sjellë dobi të drejtpërdrejtë të gjithë qytetarëve të Kosovës. BE-ja qëndron me Kosovën dhe përkrah popullatës së saj”, vijon njoftimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz