back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmeBE-ja nuk do që mandati i EULEX-it të kufizohet në kohë

BE-ja nuk do që mandati i EULEX-it të kufizohet në kohë

Të ngjajshme

​Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prishtinë

Është folur shpesh e gjatë se pse Prishtina nuk...

Juventusi rikthehet nga humbja dhe merr një pikë të madhe ndaj Lazios

Juventusi u rikthye nga disavantazhi 2-0 për të barazuar...

Zhegrova tregon klasin në 45 minuta, “Zonja e Vjetër” barazon n’shpi

Skuadra e Juventusit ka barazuar ndaj Lazios me rezultatin...

Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të thellë

Nëpërmjet një koncept dokumenti, pushteti që pritet të ripërtërihet...

Autoritetet e Kosovës dhe ato të Bashkimit Evropian kanë përafruar qëndrimet përkitazi me vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe kanë mbetur vetëm dy çështje në diskutim: afatizimi i mandatit dhe kalimi i lëndëve nga vendorët te ky mision, shkruan sot Koha Ditore.

Vendimmarrja për të dyja çështjet ka kaluar në nivelin më të lartë politik.
Prej muajsh, Prishtina dhe Brukseli janë duke zhvilluar negociatat për mandatin e EULEX-it. Për të diskutuar aspektet finale rreth mandatit, në fund të javës së shkuar ka qëndruar në Kosovë shefi i Operacioneve Civile të BE-së, Kenneth Dean. Bashkë me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, dhe me shefin e EULEX-it, Gabrielle Meucci, ka takuar autoritetet kryesore.

Një takim me titullarët e institucioneve të drejtësisë është zhvilluar në zyrën e presidentit Hashim Thaçi. Aty kanë marrë pjesë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, kryeprokurori Aleksandër Lumezi, si dhe përfaqësues të Këshillit Gjyqësor dhe të atij Prokurorial.

Të Fundit

Sport

ShowBiz