back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeBE-ja edhe një kriter shtesë Kosovës, para liberalizimit të vizave!

BE-ja edhe një kriter shtesë Kosovës, para liberalizimit të vizave!

Të ngjajshme

Që nga qershori i vitit 2012, atëherë kur Komisioni Evropian i ka dorëzuar Kosovës Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, deri më tani janë plotësuar 95 kritere pothuajse të gjitha. Por Bashkimi Evropian tani i ka vene edhe një kusht të fundit për të plotësuar Qeverisë së Kosovës. Ky kriter parasheh kthimin e 2 milion eurove nga qeveria e Kosovës, që BE-ja, që i patë dhënë si ndihmë, për ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë.

Burime brenda qeverisë kanë thënë për Indeksonline, se kjo kërkesë nga BE-ja ka ardhur pas përurimit të Pallatit të Drejtësisë, i cili u vërtetua se ishe teknikisht jo funksional. Pas këtyre raportimeve disa nga vendet e BE-së, të irrituar kanë kërkuar kthimin e këtyre 2 milion eurove, të cilat i kishin dhënë në forme ndihme.  Sipas këtij burimi kjo kërkese e parashtruar nga ana e BE-së, nuk do të bëhet zyrtare.

Ndërtimi i Pallatit të Drejtësisë, ishte njëri nga kriteret e BE-së, por që në mungesë të mjeteve financiare Qeveria e Kosovës, kishte kërkuar ndihmë nga BE, ku kjo e fundit i kishe dhënë 2 milion euro për ndërtimin e këtij pallati, i cili bënte pjesë në përmbushjen e kritereve teknike.

Ndërkaq në anën tjetër, Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku e ka mohuar të ketë arritur ndonjë kërkesë zyrtare nga BE-së, në lidhje me kthimin e 2 milion eurove që i kishte dhënë si ndihmë në ndërtimin e pallatit të drejtësisë. Çollaku ka insistuar se kriteri i vetëm i mbetur është rregullimi i çështjes demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

“Ministria të cilën e drejtoj është përgjegjëse për koordinimin e procesit të integrimit evropian të vendit duke përfshirë këtu edhe koordinimin e asistencës financiare të BE-së, prandaj me bindje të plotë mund të ju konfirmoj se një gjë e tillë është nuk qëndron”,  ka thënë Çollaku./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit