back to top
Saturday, February 7, 2026
BallinaBotëBE-ja do t’ia japë Turqisë 3 miliardë eurot për refugjatët

BE-ja do t’ia japë Turqisë 3 miliardë eurot për refugjatët

Të ngjajshme

Barça vazhdon dominimin në La Liga, e mposht Mallorcën e Muriqit

Barcelona ka arritur fitoren e radhës në La Liga. Ata...

Distria e artë në “Paris Grand Slam 2026”

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka arritur suksesin e radhës. Ajo...

Çka kërkoi Haradinaj në ShBA? – E zbulon Besnik Tahiri!

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur...

Ambasadori Dugolli i pret në takim në Washington Haradinajn dhe kryetarin e Kushtetueses

Ilir Dugolli, ambasador i  Kosovës në Shtetet e Bashkuara...

Qeveria gjermane deklaroi se Bashkimi Evropian do ta përballojë pjesën e ndihmës me vlerë 3 miliardë e 428 milionë euro që i ka premtuar Turqisë për projektet lidhur me refugjatët që ajo strehon në territorin e saj.

Zëdhënësi i Ministrisë së Financave të Gjermanisë, Friederike von Tiesenhausen në konferencën për mediat që mbajti në Qendrën Federale të Shtypit tha se pjesa prej 1 miliardë euro nga 3 miliardë gjithsej do të sigurohet nga buxheti i BE-së, ndërsa 2 miliardë eurot e tjera do të përballohen veç e veç nga vendet anëtare të BE-së.

Për momentin kjo shumë ka nisur të livrohet nga buxheti i përbashkët i BE-së, kurse Gjermania 428 milionë eurot që i takojnë asaj do ti dërgojë në Turqi në këste në tremujorët e tretë dhe të katërt të viteve 2016, 2017, 2018 dhe 2019, sqaroi Tiesenhausen.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë gjermane të Financave, qeveria gjermane këtë vit do ti japë Turqisë 127 milionë euro, 188 milionë euro në vitin 2017, 94,5 milionë euro në vitin 2018 dhe 18,4 milione euro në vitin 2019.

Të Fundit

Sport

ShowBiz