back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeBE dhe shtetet anëtare ia kanë bërë të qartë Kurtit që s’i...

BE dhe shtetet anëtare ia kanë bërë të qartë Kurtit që s’i shkojnë në zyrën e kryeministrit pa u krijuar institucionet, shkak vendimi Supremes

Të ngjajshme

Ajri i ndotur në Kosovë, këshillohet që personat e ndjeshëm të shmangin daljet

Sipas platformës “IQAir”, ku bëhen matjet e cilësisë së...

Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, policia jep detaje

Një grabitje  e armatosur ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme...

Haradinaj darkon me studentët e Prishtinës që aderuan në AAK nga Kreshnik Smajlaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Ikballja: Ja çka do i bëja Bias në shtëpinë e BBVK

Ikballe Berisha Huduti ishte e ftuara e radhës në...
- Advertisement -

Pas vendimit të Gjykatës Supreme që ka gjetur se Hekuran Murati në kundërshtim me ligjin mban dy pozita, atë të ministrit të Financave dhe të deputetit në Kuvendin e Kosovës, zyra e BE-së në Kosovë ka njoftuar Qeverinë e Kosovës se zyrtarë të lart të BE-së dhe të shteteve anëtare nuk do të mbajnë takime brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Përveç Kurtit, këta zyrtarë të lartë s’do të takojnë as ministrat në detyrë brenda ndërtesës së Qeverisë, derisa të ketë një qeveri të re me mandat të plotë.

”Në interes të qëndrueshmërisë institucionale dhe respektimit të sundimit të ligjit, vizitorët e nivelit të lartë nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe institucionet e BE-së do të përmbahen, përkohësisht, nga mbajtja e takimeve me Kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të jetë në funksion një Qeveri me mandat të plotë”, thuhet në letrën e publikuar nga Klan Kosova që mban nënshkrimin e Aivo Orav dhe datën 8 gusht 2025./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz