back to top
Tuesday, September 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBE dhe ShBA drejt marrëveshjes tregtare, Von der Leyen do të takohet...

BE dhe ShBA drejt marrëveshjes tregtare, Von der Leyen do të takohet me Trump në Skoci

Të ngjajshme

Ousmane Dembele i thotë fjalët e para si fitues i Topit të Artë

Francezi, Ousmane Demebele, ashtu siç pritej e fitoi Topin...

Totaj: Qytetarët e Prizrenit janë rreshtu me punët e mira, jo me të kalumen

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se përkrahja...

Pineles: Dëshmia e James Rubin mund të minojë teorinë e prokurorisë kundër Thaçit në Hagë

Paraqitja e Ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin,...

Beba Rexha trondit rrjetin me look-un e ri rozë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ndezur...

BE-ja duket se është në prag të nënshkrimit të një marrëveshjeje tregtare me Donald Trump, pasi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se do të takohet me presidentin amerikan të dielën, gjatë udhëtimit të tij katër-ditor në Skoci.

Komisioni Evropian tha se vizita e von der Leyen ishte me ftesë të Trump. Kryeministri i Irlandës, Michael Martin, tha të premten se një marrëveshje “shpresojmë të nënshkruhet para se të mbarojë fundjava”, shkruan The Guardian.

Pasi zbriti nga Air Force One, Trump e përshkroi von der Leyen si një “grua shumë të respektuar”, tha se kishte “shanse të mira 50-50” për një marrëveshje.

Trump zbarkoi në Skoci të premten në mbrëmje përpara hapjes së fushës së tij të re të golfit në Aberdeenshire. Ai tha se po planifikonte gjithashtu të takohej me kryeministrin britanik, Keir Starmer, të shtunën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz