back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeBE dënon sulmin e Sami Kurteshit ndaj AGK-së: Kjo praktikë të marr...

BE dënon sulmin e Sami Kurteshit ndaj AGK-së: Kjo praktikë të marr fund, liria e medias duhet të mbrohet në çdo shoqëri demokratike

Të ngjajshme

Rruga drejt paqes në Ukrainë është e paqartë, thotë Trump

Rruga përpara për bisedimet e paqes në Ukrainë është...

Kina rrit praninë detare në Azi me mbi 100 anije

Kina po vendos një numër të paprecedentë anijesh luftarake...

Mustafa komenton vendimin për Listën Serbe: Hile politike mbi kurrizin e shtetit

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem...

Rrustem Mustafa: Institucionet nuk janë lodra politike dhe paraja publike nuk është karrem për vota

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem...

Zyra e BE-së në Kosovë, ka reaguar dhe ka dënuar sulmin e anëtarit të VV-së në KQZ, Sami Kurteshit ndaj AGK-së dhe disa mediave.

Nga BE kanë thënë se kjo praktikë duhet të marr fund, shkruan lajmi.net.

“BE-ja në Kosovë dënon sulmin dhe gjuhën e përdorur nga anëtari i LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, i cili e etiketoi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK si një “aleancë grupesh kriminale” dhe kërkon që praktika të tilla të marrin fund. Liria e medias duhet të mbrohet në çdo shoqëri demokratike – BE do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në zhvillimin e saj”, ka shkruar BE.

Sami Kurteshi, dje përmes një postimi në Facebook, i ka quajtur AGK-në dhe disa media në Kosovë “kriminelë dhe vrasës me pagesë”.

“Aleanca e Grupeve Kriminale (AGK), ashtu sipas një tradite të saj rutinë, e tërbuar qenka vënë sërish në mbrojtje të  pronarëve të altoparlantëve të krimit të organizuar dhe dezinformimit – VRASËSVE me PAGESË – me emrat si „Vox“, „periskopi.com“, „Klan-tv“, „gazetaexpress.com“, „telegrafi.com“, „reporteri.net“, „insajderi.com“, „paparaci.com“ e ndonjë tjetër të ngjashme. Aleanca e grupeve kriminale, lutjen e zëshme e të qartë shqip për respektim të hapësirës së punës për KQZ dhe të mediave, e kualifikon si „pengon fizikisht gazetarët“ dhe shprehet e „shokuar me sjelljen agresive dhe dënon ashpër cenimin fizik të gazetarëve“ nga unë, Sami Kurteshi, anëtar i KQZ”, ka shkruar Kurteshi në Facebook. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz