BBC për Trepçën ‘89: Kampioni i Kosovës do të debutojë në Champions (Foto)
BILLI·
BBC i ka kushtuar një artikull të veçantë kampionit në Superligën e Kosovës, Trepçës ’89.
Mediumi prestigjioz BBC, i ka kushtuar një artikull të veçantë shpalljes së Trepçës ‘89 kampion në Superligën e Kosovës dhe pjesëmarrjen për herë të parë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.
BBC ka shkruar se 89-shi është vetëm një nga katër klubet kosovare që kanë marrë licencën e UEFA-s për klube, e cila pritet shumë shpejt të debutojë në Champions.
Shorti për rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës është më 19 qershor, ndërsa ndeshjet e para zhvillohet një javë më pas.
Lexo edheLDK fushatë në fshatin e Kadri Veselit! (FOTO)
Tri nga pesë skuadrat me të cilat mund të përballet kampioni i Kosovës janë New Saints nga Uellsi, Linfield nga Irlanda Veriore dhe Vikingur nga Ishujt Faroe.















