back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajmeBBC: Albin Kurtit i hapet rruga e mandatit të tretë

BBC: Albin Kurtit i hapet rruga e mandatit të tretë

Të ngjajshme

Trajneri i Sivassporit ende jo i kënaqur me Rey Manajn: Duhet më shumë punë!

Rei Manaj ka filluar të bëhet protagonist me fanellën...

Tomë Gashi pasi LVV-ja kandidoi Konjufcën për President- ‘Keq boll, no coment’

Lëvizja Vetëvendosje ka kandiduar Glauk Konnjufcën për kandidat për...

Hulumtuesi i KDI: Zgjedhjet e reja thellojnë krizën, kostoja rreth 9 milionë euro

Zgjedhjet e reja parlamentare do ta rëndojnë buxhetin e...

Seanca për Presidentin, Haxhiu thërret konferencë për media në orën 18:30

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të mbajë konferencë...

Hykmete Bajrami: Albin Kurti e dëshmoi që është armiku më i madh i këtij vendi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka...

Lëvizja Vetëvendosje, ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, sipas rezultateve paraprake.

Me rreth 90% të votave të numëruara, subjekti politik i udhëhequr nga Albin Kurti ka marrë 50.8% të votave, duke i hapur rrugën një mandati të tretë qeverisës.

Dy partitë kryesore opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë renditur pas, me përkatësisht 20.98% dhe 13.89% të votave.

Vetëvendosje kishte fituar edhe zgjedhjet e mbajtura në shkurt, por pa arritur shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë, ç’ka e la Kosovën pa institucione funksionale për disa muaj.

Ngërçi politik ngriti pikëpyetjen kryesore të këtyre zgjedhjeve të dyta brenda vitit, nëse votuesit do ta ndëshkonin Kurtin për bllokadën institucionale apo partitë opozitare që refuzuan bashkëqeverisjen me të. Rezultati duket se ka dhënë një përgjigje të qartë.

Edhe pse Vetëvendosje pritet të mos i ketë e vetme votat e mjaftueshme për të qeverisur pa partnerë, Kurti pritet të sigurojë mbështetje nga partitë e pakicave etnike, të cilat kanë të garantuara 20 nga 120 ulëset në kuvend.

Kjo është fitorja e katërt radhazi e Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare dhe shihet si një konfirmim politik pas dështimit për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kurti e cilësoi rezultatin si “fitoren më të madhe në historinë e vendit” dhe shprehu pritshmërinë që opozita këtë herë të bashkëpunojë.

Një sinjal i tillë erdhi edhe nga LDK-ja. Deputeti Arben Gashi deklaroi se, “kur votuesit flasin, rezultati nuk mund të injorohet”, duke bërë thirrje për reflektim dhe veprim të përgjegjshëm.

Në lojë janë interesa të mëdha. Për shkak të mungesës së një qeverie funksionale, Kosova ka humbur qindra milionë euro fonde nga Bashkimi Evropian.

Kurti ka përmendur gjithashtu marrëveshje të mundshme me Bankën Botërore, që do ta çonin shumën e investimeve mbi një miliard euro.

Një tjetër sfidë mbetet riparimi i marrëdhënieve me aleatët kryesorë ndërkombëtarë, BE-në dhe SHBA-në.

Politikat e Kurtit ndaj institucioneve që shërbejnë komunitetin serb në Kosovë kanë shkaktuar tensione, veçanërisht në veri të vendit, shkruan BBC-i.

Edhe pse BE-ja ka rënë dakord të heqë masat ndëshkuese të vendosura në vitin 2023, ajo pritet të kërkojë një qasje më pragmatike në dialogun e normalizimit me Serbinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz