Bayerni arrin marrëveshje me Liverpoolin për Luis Diaz
dp

Lexo edheNjë shofer në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, e një në Babush tejkaluan shpejtësinë – Iu shqiptuan gjoba e njërit iu mor edhe patent-shoferi

Bayern Munich ka arritur marrëveshje të plotë me Liverpool për transferimin e sulmuesit kolumbian Luis Diaz.
Sipas Fabrizio Romano, pakoja totale e transferimit kap shifrën e 75 milionë eurove, përfshirë edhe bonuset që tashmë janë dakorduar në detaje mes dy klubeve.
Diaz pritet të nënshkruajë kontratë me gjigantin gjerman deri në vitin 2029 dhe është autorizuar të udhëtojë javën e ardhshme për vizitat mjekësore në Munih.

Lexo edheNjë shofer në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, e një në Babush tejkaluan shpejtësinë – Iu shqiptuan gjoba e njërit iu mor edhe patent-shoferi
“Lucho” lë Premier Leaguen pas një periudhe të suksesshme te Liverpool, ku u bë një nga lojtarët më të rrezikshëm në krahun e majtë.
Bayern synon ta përforcojë ofensivën me një profil eksploziv, që i mungoi sezonin e kaluar.