Jupp Heynckes me djelmoshat e tij do të jenë përballë kampionëve aktual të Ligës së Kampionëve, Real Madridit.
Dy klube me histori të madhe do të luajë në Allianz Arena në një ndeshje që pritet të jetë madhështore.
Real Madridi ka në skuadër shënuesin më të mirë dhe mbretin e kësaj garë, Cristiano Ronaldon, i cili ka shënuar në çdo ndeshje deri më tani në këtë garë.
Gjermanët pothuajse janë të kompletuar, pasi mungon Arturo Vidal dhe portieri Manuel Neuer.
Në anën tjetër spanjollët do të jenë të kompletuar, pasi nga startuesit nuk do të mungojë asnjëri.
Formacionet e mundshme:
Bayern Munich: Ulreich; Kimmich, Hummels, Boateng, Alaba; Martinez, Thiago; James, Muller, Ribery; Lewandowski
Real Madrid: Navas; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Kroos, Casemiro, Modrić, Isco; Benzema, Ronaldo