Bayern Munich e ka mposhtur Arsenal me rezultat bindës 5:1, në 1/16 e finales të Ligës së Kampionëve.
Serinë e golave e hapi Arjen Robben me një gjuajtje të bukur nga distanca, njëmbëdhjetë minuta pas fillimit të takimit.
Arsenal barazoi përmes Alexis Sanchez, në minutën e 30-të, si rrjedhojë e një penaltie të huqur.
Në pjesën e dytë ishte Robert Lewandowski ai që ktheu avantazhin e bavarezëve në minutën e 53-të.
Vetëm tre minuta pas tij shënoi Thiago Alcantara, që ishte i saktë edhe në të 63-ën minutë, duke thelluar epërsinë e gjigantit gjerman.
Dy minuta para fundit ishte gjermani Thomas Muller që vulosi gjithcka, duke e mbyllur me katër gola dallim këtë përballje.