“Bau Market” dhe “Al-Trade Market” dhurojnë 100 pako ushqimore-higjienike
BILLI

Lexo edheLladrovci: Personi i infektuar nga Drenasi, nuk jeton në komunën tonë dhe s’ka pas asnjë kontakt me banorët

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të martën ka pritur në takim përfaqësuesin e operatorëve ekonomik “Bau Market” dhe “Al-Trade Market”, Avdi Morina.
Morina në këtë takim, ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë me 100 pako ushqimore familjet që kanë nevojë.
Kryetari Lladrovci ka falënderuar Avdi Morina për ndihmën e ofruar dhe ka vlerësuar se përkrahja nga bizneset dhe OJQ-të, janë të mirëseardhura për të tejkaluar këtë kohë pandemie.

Lexo edheLladrovci: Personi i infektuar nga Drenasi, nuk jeton në komunën tonë dhe s’ka pas asnjë kontakt me banorët
Pakot ushqimore-higjienike do të ndahen në vendbanimet e Komunës së Drenasit në bashkëpunim me administratorët për ato familje që kanë nevojë.