Batatina thumbon Kuqin, Kollarin e Rashicën pasi ua mposhti Vushtrrinë me Llapin
dp

Lexo edheInteri luan me fanellat e treta, kjo po ndodh për herë të parë që nga viti 1999

KF Llapi e ka fituar ndeshjen e barazhit të Superligës së Kosovës në futboll.
Llapjanët triumfuan pas penalltive ndaj Vushtrrisë, për ta siguruar mbetjen në elitë, pas një sezoni zhgënjyes, shkruan Gazeta Express.
Pas ndeshjes, Tahir Batatina zgjodhi rrjetin sociale Facebook që të thumbojë disa nga figurat publike që përkrahën Vushtrrinë para ndeshjes.

Lexo edheInteri luan me fanellat e treta, kjo po ndodh për herë të parë që nga viti 1999
“Këta ekspertat para ndeshjes kishin pas menduar se do të luajnë me Milloshevën. JO JO me Llapin e Zahir Pajazitit. Urime të gjithë qytetarëve të Llapit dhe Gollakut vazhdimi në Superligë. Merrni gjygymat pini çaj sepse pa Llapin nuk ka Superligë”, shkroi Batatina.