BallinaLajmeBastiset shtëpia e Burdushi

Bastiset shtëpia e Burdushi

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Bournemouthi e ndalë Unitedin, kthehet dy herë nga humbja për të marrë një pikë

Bournemouthi u rikthye dy herë nga disavantazhi për të...

Policia dhe Prokuroria në këto çaste gjenden në shtëpinë e mjekut popullor, Hysri Peqani, i njohur si Burdushi. Aty Policia ka gjetur armë, plumba, para, CD, telefona mobilë dhe vula, shkruan Express.

Gazeta Express ka siguruar pamjet nga shtëpia e Burdushit, ku shihet ekipi policor që ia ka bastisur shtëpinë atij sot në mëngjes. Aty Policia ka gjetur armë, plumba, para, CD, telefona mobilë dhe vula.

Se në shtëpinë e Burdushit është kryer bastisje e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe prokurori Petrit Kryeziu. Ai tha se momentalisht ndodhen në shtëpinë e Burdushit por përveç konfirmimit se ka filluar bastisja nuk mund të japin më shume detaje.

“Na jemi këtu sapo kemi fillu bastisjen”, tha Kryeziu.

Para pak ditësh Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Peqanit për mashtrim të një klienti të tij, të cilit, sipas aktakuzës, ia ka marrë 2 mijë euro.

Burdushi të mërkurën ka qenë i ftuar në emisionin Frontal, ku ka folur rreth rastit për të cilin po akuzohet. Ai ka thënë se ka material që nëse publikohet “bëhet tërmet”.

Ekipi i Televizionit 7 gjendet pranë shtëpisë së Burdushit, ku ai ushtron veprimtarinë e tij. Storien e plotë rreth bastisjes mund ta ndiqni me fillim nga ora 17:00 në “Frontal”, në T7. /Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz