back to top
Thursday, October 16, 2025
BallinaLajmeBastiset një shtëpi në Leposaviq, gjenden emblema dhe jelek i ushtrisë serbe

Bastiset një shtëpi në Leposaviq, gjenden emblema dhe jelek i ushtrisë serbe

Të ngjajshme

Do lirimin nga burgu, shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë kërkesa e Ilir Metës

Gjykata e Lartë e Shqipërisë shqyrton sot rekursin e...

Arrestohen dy vëllezër në Viti, u rrahën me njëri-tjetërin

Policia e Kosovës ka arrestuar dy vëllezër, pasi të...

E bëri për para? Britney Spears flet për librin e ish-bashkëshortit

Pas publikimit të fragmenteve nga libri i ardhshëm i...

Lista Serbe i drejtohet sërish Kushtetueses

Më 16 tetor, Lista Serbe sërish ka dorëzuar një...

Një person është arrestuar pasi në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar armë, predha, këmisha me emblema të policisë serbe dhe një jelek i ushtrisë serbe.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur: një AK47,55 fishekë, një bajonetë, një predhë e fishekut, dy këmisha me emblema te policisë serbe, një jelek i ushtrisë serbe.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh.Mikinic, Leposaviq 15.10.2025-14:30. Raportohet se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjet dhe konfiskuar: një AK47,55 fishekë, një bajonetë, një predhë e fishekut, dy këmisha me emblema te policisë serbe, një jelek i ushtrisë serbe. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz