Në një faqe në rrjetet sociale është publikuar një foto dhe një video, në të cilën pasqyrohet gjendja e një rruge, në fshatin Gllanasellë të komunës së Drenasit.
“Të nderuar qytetar të Drenasit, një bashkëvendës i Kryetarit të Komunës së Drenasit nga fshati Gllanasellë na ka dërguar disa foto dhe një video të shkurtër, të cilat pasqyrojnë gjendjen shumë të keqe të rrugës në lagjen Karaqica të fshatit Gllanasellë. Shikojeni fotot dhe vlerësojeni vet”, thuhet në faqen Shqetësimet e Qytetarëve të Drenasit.
