BallinaLajmeBashkësia Islame - futbollistëve: Zoti ju ndihmoftë!

Bashkësia Islame – futbollistëve: Zoti ju ndihmoftë!

Të ngjajshme

Një vit pas tragjedisë, plagët e Koçanit thellohen

Kjo është data dhe ora që e ndryshuan përgjithmonë...

Guardiola tregon se si Man City mund ta përmbysë Realin

Nesër mbrëma do të zhvillohet ndeshja e kthimit e...

Superliga vazhdon të martën e të mërkurën, zbulohen çiftet e javës së 25-të

Superliga e futbollit do të vazhdojë në mesjavë me...

Myftiu Kosovës, Naim Tërnava, ka dërguar urim me rastin e pranimit të Kosovës në UEFA.

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës e konsideron këtë ngjarje si mjaft të rëndësishme për shtetin tonë, e posaçërisht për të ardhmen e futbollit kosovar.

“Tani e tutje, ekipet tona si dhe përfaqësuesja jonë në futboll do të jenë anëtarë të barabartë në familjen e futbollit evropian, ku do të prezantojnë në mënyrën më të mirë vlerat e popullit dhe shtetit tonë”, thuhet në njoftimin e BIK.

“Sot, përgëzoj, gjithë sportistët, klubet sportive, përfaqësuesen, tifozët, federatën e futbollit të Kosovës dhe gjithë ata që u angazhuan në këtë proces të rëndësishëm për sportin tonë”, thuhet tutje në urimin e Tërnavës.

“Një falënderim të posaçëm kam për të gjithë miqtë tanë që votuan, lobuan dhe ishin përkrah Kosovës në Kongresin e UEFAS-së. Zoti ju ndihmoftë, fat, mbarësi e suksese”, përfundon urimi i Tërnavës

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz