BallinaLajmeLajmet e FunditBashkëshortja e Mirit ‘e godet’ Ledionin për Selin

Bashkëshortja e Mirit ‘e godet’ Ledionin për Selin

Të ngjajshme

Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun: S’jam i interesuar për atë që ka folur me Kurtin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Një gol nga Politano, zbret në pozitën e tretë Milano

Kampionët e Italisë kanë marrë një fitore të madhe. Ata...

Arifi: Kurti do që Osmani të jetë kryetare e LDK-së për të bërë koalicion

Opinionisti Avni Arifi, tha se kryeministri i Kosovës, Albin...

Napoli thyen heshtjen pas 80 minutash, udhëheq ndaj Milanit

Napoli ka shënuar më në fund golin e epërsisë...

Debati i ashpër mes Mirit dhe Selin Bollatit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka shkaktuar reagime edhe jashtë ekranit.

Pas spektaklit të fundit, ku u diskutua gjatë vendimi i Selinit për të qëndruar në garë pavarësisht kërkesës së prindërve të saj, bashkëshortja e Mirit, Rabea, ka reaguar hapur ndaj moderatorit Ledion Liço.

Përmes një postimi në InstaStory, Rabea ka ironizuar duke pretenduar se Selini favorizohet për shkak të popullaritetit të saj në rrjetet sociale, në vend që të vlerësohen më shumë karriera dhe përvoja e banorëve të tjerë.

Ajo ka krahasuar numrin e ndjekësve të Selinit me karrierën 30-vjeçare të Mirit.

“Forma më e lartë e skllavërisë është të glorifikosh një prezantuese 23-vjeçare si më të famshme se një këngëtar 46-vjeçar me 30 vjet karrierë dhe më të famshme se një opinioniste ish-politikane me mbi tre dekada karrierë, sepse e para ka më shumë ndjekës në Instagram se këta dy të fundit”, tha ndër tjerash duke e përfshirë edhe Monika Kryemadhin.

Bashkëshortja e Mirit ka qenë shpesh temë diskutimi në këtë edicion për shkak të raportit që artisti ka krijuar me Selin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz