back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaShowBizBashkëshorti i Elton John zbulon detaje për gjendjen e këngëtarit pas problemeve...

Bashkëshorti i Elton John zbulon detaje për gjendjen e këngëtarit pas problemeve me shikimin

Të ngjajshme

Rreth 9,000 sulme izraelite ndaj Iranit dhe Hezbollahut deri më tani, thotë IDF

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë një përditësim...

Arsenali nis negociatat për vazhdimin e kontratave për dy yjet e skuadrës

Arsenali ka nisur negociatat për rinovimin e kontratave me...

Barcelona interesohet për Luka Vuskovic, çmimi rreth 40 milionë euro

Luka Vušković, mbrojtësi 19-vjeçar i Hamburger SV, i huazuar...

“Ne e duam jetën si prindër dhe momentet që kalojmë bashkë”

Bashkëshorti i muzikantit legjendar, Elton John, ka ndarë së fundmi disa detaje të reja për gjendjen shëndetësore të artistit, duke treguar se periudha e fundit nuk ka qenë aspak e lehtë për të.

Në një intervistë për revistën “Variety”, David Furnish u shpreh se këngëtari po përballet me sfida të mëdha për shkak të problemeve me shikimin, por pavarësisht kësaj ai po përpiqet të qëndrojë i fortë dhe të vazhdojë përpara.

Problemet nisën në korrik të vitit 2024, kur Elton John pësoi një infeksion serioz në sy. Si pasojë, ai humbi pothuajse plotësisht shikimin në syrin e djathtë, ndërsa edhe shikimi në syrin e majtë u dëmtua ndjeshëm. Vetë artisti ka pranuar më herët se 15 muajt e fundit kanë qenë ndër më të vështirët në jetën e tij.

“Humba shikimin në syrin e djathtë dhe as i majti nuk është në gjendje të mirë. Ka qenë shumë e vështirë sepse nuk shihja pothuajse asgjë dhe nuk mund të lexoja”, është shprehur ai.

Megjithatë, sipas Furnish, pavarësisht këtyre sfidave, Elton John po përqendrohet tek gjërat që kanë më shumë rëndësi për të: familja. Këngëtari po kalon pjesën më të madhe të kohës në shtëpi me partnerin e tij dhe djemtë e tyre, Zachary dhe Elijah.

“Ai është mirë. Nuk është e lehtë për të, por po lufton dhe po ecën përpara. Është i lumtur që është në shtëpi me familjen tonë. Ne e duam jetën si prindër dhe momentet që kalojmë bashkë”, tha Furnish.

Artistit i është dashur të përballet edhe me probleme të tjera shëndetësore ndër vite, por ai vazhdon të ruajë optimizmin. Elton John ka shprehur shpresën se përparimet në mjekësi mund të sjellin një zgjidhje për problemet e tij me shikimin në të ardhmen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz