back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeBasha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë: Mezi pres të...

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë: Mezi pres të bashkëpunojmë

Të ngjajshme

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka uruar kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në detyrën e re.

Në urimin e tij kryetari Basha ka vlerësuar se të dy kuvendet kanë qenë dhe do të mbeten gjithmonë pranë njëri-tjetrit, duke forcuar bashkëpunimin institucional dhe duke ndërtuar ura vëllazërie për të mirën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.

“Mezi pres të takohemi e të bashkëpunojmë ngushtë për të thelluar lidhjet tona institucionale dhe vëllazërore, ashtu siç edhe presin dhe e meritojnë qytetarët tanë në të dy anët e kufirit“, ka thënë në urimin e tij kryetari Dimal Basha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz